Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq

Gazeta10
20 April 2023 - 20:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Dy persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident midis një kamioni dhe një veture, ndërsa për njërin nga ta nuk dihet ende nëse është me shenja jete.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë se po e presin ekipin mjekësor ta konstatojë gjendjen.

“Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture. Dy persona janë të lënduar, nuk dihet nëse njëri ka vdekur ose jo, jemi duke i pritur ekipet mjekësore për ta konstatuar gjendjen”, ka thënë Elshani./koha/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.