Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një 36 vjeçar, lëndohet rëndë një tjetër

Gazeta10
03 December 2022 - 14:19

Si rezultat i një vetëaksidenti në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka vdekur një 35 vjeçar derisa një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Viktima është A.Q i moshës 36 vjeçare dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

I lënduari tjetër ndërkohë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.