Lajme

Aksident mes katër veturave në Shushicë të Istogut, lëndohen 7 persona

Gazeta10
09 Janar 2025 - 17:13

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Gazeta10 se një aksident mes katër veturave ka ndodhur në fshatin Shushicë.

Aty janë lënduar 7 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.