Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aksident mes një autobusi dhe tri veturave në Malishevë, lëndohen pesë persona

Gazeta10
02 February 2024 - 21:22

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Mleqan të Malishevës.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar.  Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.”, tha Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.