Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar në pamje, një person shihet i shtrirë në rrugë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë.
Policia ende nuk ka njoftuar asgjë rreth këtij aksidenti.