Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohen katër persona – vetura përplaset me kamionin

Gazeta10
20 July 2026 - 12:51

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Tch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.