Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Elbasan, përplasen 4 automjete

Gazeta10
28 July 2026 - 10:34

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë 4 automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.