Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Kijevë, lëndohen pesë persona

Gazeta10
04 February 2024 - 22:01

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Kijevë të Malishevës.

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:30 dhe si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Kijevë-Malishevë. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete udhëtarësh si dhe ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.