Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se vinçi zë një person në Prishtinë dhe bie mbi kulmin e një shtëpie (VIDEO)

Gazeta10
28 July 2026 - 15:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku dyshohet se disa persona mbetën të lënduar nga rënia e një mjeti punues.

Sipas burimeve, përveç se e ka zënë personin, vinçi ka rënë edhe mbi kulmin e një shtëpie që ndodhet pranë kantierit, raporton Gazeta10.

Burimet e Kanal10 bëjnë të ditur se personi i përfshirë ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.