Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në rrugën Varosh – Gërlicë: Katër të lënduar, njëri dërgohet në QKUK

Gazeta10
25 March 2025 - 20:52

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Ferizaj, konkretisht në rrugën Varosh-Gërlicë.

Lajmin e ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj, derisa siç tha ai për shkak të gjendjes shëndetësore njëri prej të lënduarve është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa vendore.

“Njësitë e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi ai për  Express.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.