Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Skivjan të Gjakovës, vdes një person

Gazeta10
18 March 2024 - 9:12

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar, derisa njëri prej tyre ka humbur jetën.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.