Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku mes dy veturave në Pejë, lëndohen tre persona

Gazeta10
14 July 2026 - 15:08

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë e tij janë lënduar tre persona.

Kështu ka bërë të ditur për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, i cili shtoi se aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”.

Ai theksoi se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55. Sipas informacioneve lëndimet janë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, ka thënë Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.