Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në Lipjan, vetura përplaset me biçiklistin

Gazeta10
07 March 2024 - 20:04

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton aksidente të shumta. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta10.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sonte në Lipjan, ku një veturë po dyshohet se ka goditur një biçiklist.

Sipas informacioneve të para, Policia dhe Ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi personi që po drejtonte biçikletën ka pësuar lëndime.

Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.