
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Leshan.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës Fadil Gashi, ku thekson se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Më tej, Gashi ka transmetuar se policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. /Gazeta10/