Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në Mitrovicën e Veriut, lëndohen 3 zyrtarë policorë

Gazeta10
18 April 2023 - 10:32

Tre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Mitrovicën e Veriut. Lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi i automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, të lënduarit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU/Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar  derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar  institucionet kompetente./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.