Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksident zinxhiror në Hungari, përplasen 42 automjete, 36 persona të lënduar

Gazeta10
12 March 2023 - 12:56

Një aksident i madh është shënuar në Hungari, ku më shumë se 40 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mediat vendase raportojnë se në autotradën M1 pranë zonës së quajtur Herceghalom janë përplasur 5 kamionë dhe 37 makina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

36 persona kanë mbetur të plagosur, 19 prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda. Katër prej tyre janë fëmijë. Zjarrfikësit nga disa lokalitete iu bashkuan forcave të Budapestit dhe personelit të menaxhimit të fatkeqësive në vendngjarje, së bashku me katër helikopterë të shpëtimit.

Sipas autoriteteve, shkak i aksidentit masiv ka qenë pluhuri gjë që ka bërë që ulë në masë të konsiderueshme pamjen./abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.