Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksidenti fatal me dy të vdekur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, ndalohet një shtetas i Kosovës

Gazeta10
13 Shtator 2024 - 12:20

Policia e Tetovës ka njoftuar se është ndaluar një shtetas i Kosovës lidhur me aksidentin fatal në trafik që ndodhi mbrëmë në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Dy persona humbën jetën si pasojë e këtij aksidenti.

“Me datë 12.09.2024, në ora 21:55, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë ndaluar shtetasin e Kosovës A.T (60), lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në dalje nga Gostivari.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ditës me procedurë të shpejtë paraprake do të paraqitet në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.