
Në mëngjesin e së mërkurës një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave në qendër të Prishtinës më saktësisht afër Fakultetit Teknik.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësja e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas zëdhënëses së policisë, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta10