Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti te konviktet, Policia: Dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore

Gazeta10
27 November 2023 - 19:51


Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, konfirmon për Gazeta10, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit, dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas Ahmetit, me këtë rast po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.