Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentohen për vdekje dy vajza kosovare në Gjermani

Gazeta10
22 June 2026 - 8:06

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani.

E.Z 24 -vjeçare, dhe A.Z 18-vjeçare, janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë/

Vdekja e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët e të ndjerave, ndërsa dhimbja për këtë humbje është e madhe.

Nga ana tjetër, mediumet gjermane raportojnë se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Në aksidentin zinxhir që pasoi përplasjen fillestare, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete, humbën jetën dy vajza.

Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Një nga personat e përfshirë mbeti i lënduar rëndë.

Për shkak të përplasjes, pesë automjete që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, duke shkaktuar një aksident tjetër zinxhiror.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një veturë humbën jetën në vendngjarje. /KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.