Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentohet me motoçikletë në Bosnjë, humb jetën i riu nga Rahoveci

Gazeta10
07 September 2026 - 16:33

Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për 24 vjeçarin Ali Dermala, me prejardhje nga Rahoveci.

I riu vdiq pasi u aksidentua me motoçikletë në afërsi të Bradinës, M17 në drejtim të Sarajevës.

Dyshohet se ai e ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, duke dalë nga rruga.

Dermala nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Për rastin tragjik, ka njoftuar edhe familja.

Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet, nesër, më 8 shtator me fillim nga ora 17:00 në varrezat “Ravne Bakije”.

Ali Dermala ishte i biri i imamit Muhamed, i cili jeton dhe punon në Sarajevë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.