Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku: Të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit

Gazeta10
07 September 2026 - 14:22

Pas përfundimit të mbledhjes së partisë, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e kësaj partie do të jenë pjesë e seancës.

“Të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancë”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo është pyetur edhe për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët nuk e kishin mbështetur qëndrimin e Kryesisë së partisë.

Lushaku-Sadriu ka mohuar mundësinë e krijimit të një grupi të ri parlamentar nga këta deputetë.

“Për gjashtë deputetët, nuk do të ketë formim të ndonjë grupi të ri parlamentar”, tha ajo.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se kjo temë nuk është diskutuar në takimin e sotëm të LDK-së.

“Nuk kemi folur për çështjen e presidentit”, u shpreh ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.