Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person

Gazeta10
09 March 2024 - 16:04

Një aksident trafiku me një të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, shkruan Gazeta10.

Zëdhënësi i policisë, Sheramet Elezaj ka thënë për Gazeta10, se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.