Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion anti-drogë në Pejë, kapen rreth 3 kilogram, para “cash” e armë zjarri, arrestohet një i dyshuar

Gazeta10
26 July 2025 - 13:07

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, n ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë në Pejë nga njësiti anti-drogë e ku është arrestuar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur rreth 3 kilogram drogë, armë zjarri e para të gatshme.

“Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para cash, dhe është arrestuar një person”, ka treguar Nikçi.

Ai ka thënë se sot Prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.

“Sot do të parashtrohet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai./GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.