Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion kundër shmangies së tatimit në Gjilan dhe Viti, inspektohen 35 autoparkingje

Gazeta10
18 July 2026 - 10:18

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në kuadër të luftimit të shmangies së tatimit, duke inspektuar 35 autoparkingje në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.

Sipas raportit policor, aksioni është realizuar më 17 korrik 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.