Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit e kanë zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe detyrimit, ku u arrestuan gjashtë të dyshuar.
Aksioni u zhvillua në disa lokacione në Prizren dhe Suharekë.
Policia e Kosovës i ka publikuar disa momente nga zhvillimi i këtij operacioni./Gazeta10