Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni në Veri, Policia sekuestroi në filialet e Bankës Postare Kursimore 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë

Gazeta10
20 May 2024 - 23:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksionin e zhvilluar sot në Veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë filialte të Bankës Postare Kursimore.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave si euro, dinarë, franga dhe dollarë amerikan e australian, si dhe dokumente tjera dhe prova që janë relevante me rastin.

“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme  materiale siç janë;

Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin.

Gjashtë filiale të  të ashtuquajturës  ‘Bankë Postare Kursimore’  në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njofton Policia. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.