Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Akt banditesk” – Hekuran Murati dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit

Gazeta10
14 Maj 2026 - 14:58

Ministri i Financave Hekuran Murati e ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, duke e cilësuar atë si një akt banditesk dhe të papranueshëm.

“Sulme të tilla nuk na zbrapsin, por veç na e rikujtojnë neve dhe të gjithë qytetarëve se sa e rëndësishme është që Kosova kurrë më të mos kthehet prapa, në duart e atyre që shtetin e konsiderojnë pronë private”, ka deklaruar ministri.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të identifikojnë dhe të vendosin para drejtësisë përgjegjësit për këtë sulm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.