Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte / Bajraktari: Intensifikim i përpjekjeve të Prokurorisë

Gazeta10
01 June 2026 - 19:03

Avokati Ardian Bajraktari për emisionin “Gazeta” në Kanal 10 duke folur rreth akuzave ndaj pesë personave për krimet e lufte tha se po intensifikohet përpjekja e Prokurorisë për t’i hetuar këto raste, duke shtuar se fqinji verior nuk ka vullnet për bashkëpunim për të vendosur drejtësi edhe për çështje kaq humane sikur janë krimet e luftës.

Ai tha se në këto vitet e fundit kemi një intensifikim nga organet e ligjit për zbatimin e ligjit nga Prokuroria Speciale për ta argumentuar çështjen deri në fund.

“Duhet me pasë parasysh faktin se gjykimin në mungesë është si një alternativë dhe si një mundësi, por dua të bësoj se edhe Gjykata por edhe Prokuroria do t’i zbatojë këto dispozita më përpikëri në mënyrë që  të ketë gjykim të drejtë dhe mbi bazën ekskluizvisht e provave dhe fakteve”, tha mes tjerash Bajraktari.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë me poshtë/Gazeta10  

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.