Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Aktivistët e ORCA me aksion te Rektorati i UP-së: Rreth plagjiaturës së përbashkuar

Gazeta10
25 October 2022 - 13:22

Drejtuesit e organizatës ORCA kanë akuzuar disa profesorë për plagjiaturë duke publikuar fotot e tyre në një aktivitet simbolik para Rektoratit të UP-së.

Sipas tyre, këta plagjiatorë qëndrojnë pas aksionit për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

“Altin Sahiti nga radhët e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me plagjiatorin Selim Bezeraj dhe infamozin Rifat Krasniqi, të premten shkarkuan rektorin Naser Sahiti pa mundur të japin asnjë justifikim të qëndrueshëm për këtë shkarkim. Kush do ta mendonte se vetëm 21 ditë pas ardhjes në pozitë të plagjiatorit dhe infamozit të cilët e filluan mandatin e tyre në Këshill Drejtues më 1 tetor, do të arrinin marrëveshje me përfaqësuesit nga radhët e Ministrisë së Arsimit për ta shkarkuar rektorin” thuhet në reagimin e tyre.

Më 29 qershor të këtij viti, pas zgjedhjes së plagjiatorit Selim Bezeraj në Këshill Drejtues, pat mbajtur konferencë Ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci, e cila tha se i kishte dërguar një letër Këshillit Drejtues, anëtarëve të zgjedhur prej saj, me të cilën i kërkonte anëtarëve të vet ta iniconin rastin e plagjiaturës së Selim Bezerajt në Këshill Drejtues. Prej fundit të qershorit deri në mes të tetorit janë përafërsisht 4 muaj. As ish kryesuesja nga radhët e Ministrisë as kryesuesi aktual nuk e kanë dërguar në Këshill të Etikës rastin. Përkundrazi përgjatë këtyre muajve siç duket paskan negociuar votën e plagjiatorit në këmbim të heshtjes dhe mosdenoncimit” kanë denoncuar ata. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.