Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Akuza për hedhjen e gazit lotsjellës”, shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe deputetëve tjerë të VV-së

Gazeta10
01 March 2024 - 9:59

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazetari i Kanal10 raporton se seanca u shty me arsyetimin se prokurori i rastit nuk i ka shpërndarë dëshmitë vizuale (CD) të hedhjes së gazit lotsjellës te të gjitha palët e akuzuara.

Kjo u vendos nga gjyqtari pas një kundërshtimi nga të gjithë avokatët e të pandehurve dhe me kundërshtim të vetë Salih Zybes.

Seanca e radhës u vendos të mbahet mer 26 mars pasi Sveçla tha se ka udhëtime jashtë vendit deri me këtë datë.

Në seancën e sotme, prezentë përpos Sveçlës ishin edhe Fitore Pacolli dhe Salih Zyba. 

Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.