Lajme

Alarmojnë mediet në Shqipëri, greku i akuzuar për korrupsion, nga burgu fiton Himarën

Gazeta10
15 Maj 2023 - 23:48

Fitorja e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri kundër kandidatit të PS-së, Jorgo Goros, në Himarë, ka nxitur një debat të madh në Shqipëri, kjo pasi që Beleri fitoi zgjedhjet derisa është ende në burg, raporton Gazeta10.

Pas shpalljes së rezultatit, në Himarë ka shpërthyer festa nga mbështetësit e Belerit, por nga ana tjetër socialistët janë parë shumë të pikëlluar. Simpatizantët e Belerit u nisen drejt sheshit ‘Omonia’ duke valëvitur flamuj grekë nëpër makina, ndërsa kanë bërë thirrje edhe në greqisht.

Megjithatë, edhe pas fitores së tij në zgjedhje, familja e tij nuk e ka kontaktuar. Hermiona Beleri, vajza e tij, duke folur për MEGA, komentoi fjalimin parazgjedhor që bëri duke përfaqësuar të atin.

“Ishte diçka që duhej bërë,”- tha 18-vjeçarja, duke përmendur se nuk ka mundur të kontaktojë me të atin gjatë numërimit të votave të fundit.

“Kur doli rezultati pati një shpërthim gëzimi. Presim gjykatën për ta nxjerrë nga burgu. Atë që dini ju, dimë edhe ne,”-shtoi ajo. 

Por çfarë thonë prindërit e Fredi Belerit?

Akoma më të lumtur për fitoren e Fredi Belerit janë njerëzit e afërt dhe në veçanti prindërit e tij, të cilët ndihen krenarë për djalin e tyre.

“Ky është gëzimi më i madh i jetës sime. Falenderoj edhe zotin Rama që i dha kaq shumë vlerë djalit tim dhe fitorja e Fredit është shpërblimi i tij për luftën që ka bërë që në moshën 19-vjeçare e deri më sot. Fredi është në burg, por Zoti ia dha gëzimin sot. Është dhurata më e mirë e jetës sime,”- vuri në dukje nëna e kryebashkiakut të ri duke folur për Alpha, ndërsa babai i tij është shprehur njëkohësisht “shumë i lumtur dhe i emocionuar”.

Në kamerën e Alpha ka folur edhe bashkëshortja e Fredi Bellerit , e cila u ankua se nuk e lejuan ta shihte bashkëshortin.

“Organet kompetente as sot nuk më lanë ta shoh. I mora rrobat, se kishte kaluar shumë ditë pa ndërruar dhe pa ushqim. Nuk më lejuan ta takoj sepse ka nevojë për një vendim nga prokurori. Fatmirësisht na lanë ti çojmë rrobat,”-shtoi ajo, raportin dosja.al.

Fredi Beleri u shpall fitues në Bashkinë e Himarës. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro. Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.