Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alarmojnë prindërit: Po i dërgojmë fëmijët në 7.30 të mëngjesit në shkollë, por nuk i pret askush

Gazeta10
28 September 2022 - 14:24

Lajmi i para disa ditësh për fillmin e mësimit me orar të shkurtuar në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet po del jo i vërtetë.

Prindërti kanë alarmuar se vetëm 1 ose 2 mësimdhënës po paraqiten në klasë dhe kjo ka shkaktuar huti.

Shaip Mustafa, në rrjetin e tij social e ka përshkruar këtë situatë.

“Në media ka dal se nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, po mbajnë mësim! Po, ne po i dergojmë në shkollë, po mësim nuk po mbajnë. Prej 6 orëve, vetëm një eventualisht dy arsimtarë shkojnë në klasë, edhe ata nuk zhvillojnë mësimin, po vetëm qëndrojnë deri të kryhet ora! Në ora 7.30, nxënësit duhet të jenë në klasë, por ata nuk i pret askush!” ka shkruar ai.

Greva e arsimit në Kosovë ka hyrë në ditën e 28./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.