
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku do të përballet drejtpërdrejt me analistët për temat më të rëndësishme politike në vend.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Kurti do të diskutojë në studio për zhvillimet politike, proceset zgjedhore, dialogun, ekonominë dhe çështje të tjera që kanë dominuar debatin publik në Kosovë.
Në panel do të jenë analistët Halil Matoshi dhe Fidan Ramë, të cilët pritet t’i drejtojnë pyetje dhe komente lidhur me qeverisjen, sfidat aktuale dhe zhvillimet e fundit në skenën politike.
Debati pritet të sjellë diskutime të forta, analiza dhe përballje të drejtpërdrejta mbi temat që po ngjallin interes të madh në opinionin publik.
Emisioni “Politiko”, i moderuar nga Kushtrim Sadiku, transmetohet sonte nga ora 21:00 në Kanal 10.