Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Albin Kurti po del të jetë kryehajni i Kosovës” – Musliu: Vendin e ka në burg

Gazeta10
25 August 2023 - 17:00

Deputetja e PDK-së i ka dhënë epitete të rënda kryeministrit të Kosovës. Ganimete Musliu ka thënë se Albin Kurti është kryehajni i Kosovës. Ajo ka vlerësuar se ai dhe kolegët e korruptuar të Kurtit e kanë vendin në burg.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Kurti është kryehajni i Kosovës.

Sipas saj, ai dhe të korruptuart tjerë në Qeveri e kanë vendin në burg.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, deputetja e PDK-së ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit duhet ta intervistojë edhe shefin e ekzekutivit kosovarë.

Ajo ka vlerësuar se mbrojtja që Kurti iu ka bërë aferave që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore ka qenë skandaloze.

Aferat që janë publike, sipas Musliut, janë vetëm maja e ajsbergut.

Në këtë intervistë të gjatë, Musliu ka folur edhe për hetimin parlamentar që do të bëhet ndaj Dejona Mihalit, opozitarizimin e PDK-së dhe ndryshimet që i duhen opozitës në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.