Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive – e rëndësishme marrëveshja për Presidentin

Gazeta10
22 July 2026 - 9:51

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës.

E kjo date, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëjë një njoftim se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu, në orët e vona të së martës në Prizren.

Ajo para gazetarëve bëri me dije se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë mjaftë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.

“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që në vijim edhe të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.