
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka thënë se partia e tij po merr një përkrahje të madhe të qytetarëve të Kosovës.
Ai ka theksuar se këtë e dëshmojnë edhe tubimet e mëdha elektorale të LDK-së.
“Tubimet tona kanë dalë jashtë kontrollit, nuk ka sallë që po na nxen. Është emocion i papërshkruar”, ka thënë Aliu-Hertica.
Tutje, Aliu ka theksuar se rezultati më 9 shkurt do ta shpërfaqë LDK-në si fituese të zgjedhjeve.
“Populli ka vendos që me votu LDK-në dhe me datën 9 shkurt përfundimisht do ta kthejë vendin në rrugën e duhur”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/