Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu: Linja e trenit Prishtinë-Aeroport dhe Unaza e Prishtinës do të shkarkojnë trafikun në kryeqytet

Gazeta10
08 February 2024 - 14:11

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se projekti i radhës i cili është aprovuar nga Bashkimi Evropian, është linja hekurudhore e cila lidh Prishtinën me Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Aliu tha se ky projekt është në fazën e projektimit dhe se kjo linjë hekurudhore do të shkarkojë kolonat mes Prishtinës dhe Fushë-Kosovës.

“Sa i përket projekteve të Prishtinës, e kemi projektin e hekurudhës nga Prishtina deri në Aeroportin e Prishtinës, është linjë hekurudhore që është aprovuar në fund të vitit që shkoi. Është aprovuar nga Bashkimi Evropian për financim, është projekt që ne e kemi shtyrë për një kohë, rruga e cila lidh Aeroportin me Prishtinën dhe kalon në Fushë-Kosove dhe mundëson shkarkimin e trafikut nga Fushë-Kosova në Prishtinë”, tha ministri.

Po ashtu, ai tha se edhe projekti i Unazës së Prishtinës është në fazën e projektimit, teksa shtoi se ministria që ai drejton është në komunikim më Komunën e Prishtinës për këtë projekt.

“Po mendoj që projekti i Unazës së Prishtinës është para përfundimit. Projekti i tillë do të jetë i rëndësishëm për shkarkimin e trafikut në qytet”, theksoi ministri Aliu. /kp

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.