
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka thënë se partia e tij ka bërë reforma të thella.
Sipas Aliut, programi i LDK-së është një kontratë valide për secilin qytetar.
“Zgjedhjet e vitit 2021 kanë qenë një aksident politik dhe një mesazh i qartë për reforma të thella brenda LDK-së”, ka thënë ai.
Tutje, Aliu ka theksuar se këto reforma janë bërë pas ardhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.
“Me ardhjen në krye të dr.Lumir Abdixhikut i cili ka fillu menihere reformat. I kemi pas dy pale zgjedhje dhe mënnjëherë pas ardhjes së tij, arritëm që të jemi partia e pare në zgjedhjet lokale”, ka thënë Aliu në “Politiko”. /Gazeta10/