
Alphonso Davies me shumë gjasë në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij te Bayern Munich.
Davies ka pasur disa negociata me kryesinë e klubit bavarez për rinovimin e kontratës, por ato kanë qenë të pasuksesshme.
Sipas raportimeve të fundit, Bayerni i ka ofruar atij kontratë të re me përfitime rreth 13 milionë euro në sezon, teksa kanadazi kërkon 20 milionë euro në vit.
Bayerni nuk janë të gatshëm t’i ofrojë atij një pagë aq të lartë dhe një gjë e tillë lë për të kuptuar se ai do të largohet nga klubi.
Real Madridi është skuadra që ka shprehur interesim për Davies tash e një kohë të gjatë dhe në verë ai mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.
23-vjeçari ka kontratë me Bayerni deri në vitin 2025 dhe klubi gjermane dëshiron të përfitojë nga shitja e tij në verë, përpara se ta humbasë atë me parametra zero vitin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat spanjolle Real Madridi është i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për transferimin e mbrojtësit kanadez.
Këtë edicion, Davies ka zhvilluar 31 paraqitje me Bayernin prej të cilave ka shënuar një gola dhe ka kontribuar me tre asistime.