Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alpinistët nga Kosova valëvisin flamurin kuq e zi në maje të Bistrës (VIDEO)

Gazeta10
27 November 2022 - 23:48

Alpinistët nga Kosova kanë valëvitur flamurin kuq e zi në maje të Bistrës.

Siç raporton EuroNews Albania, të tre alpinistët kanë qenë tre shqiptarët nga Kosova, Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi, që në temperaturën -10 gradë celsius, kanë valëvitur flamurin shqiptar.

Nesër është 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa gjatës ditës së sotme  Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës.

Deputetët nderuan dy himnet, fillimisht atë të Kosovës, e më pas të Shqipërisë, për t’i lënë rrugë mesazheve për të forcuar bashkëpunimin, duke mos harruar historinë.

Kryeministri Edi Rama, tha se Kosova do të përmbyllë shumë shpejt kapitullin e njohjes së plotë. Por kjo mbledhje e parë, për të ishte e paplotë pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin të cilët ndodhen në Hagë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Shqipëria e Kosova janë një kala e përbashkët ku gjithkush vendos një tullë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.