
Valdet Hoxha ish zëvendësministri i punëve të brendshme në emisionin “Gazeta10” ka folur edhe për moslincimin e figurave politike.
Ai ka thënë se është e dëmshme që personave që kanë luftuar në Kosovë t’i vendosen etiketime që gjoja bashkëpunojnë me Serbinë, raporton Gazeta10.
“Nëse flasim për figurat politike nuk duhet përdorur emërime siq janë përdorur nga zotëriu Mehani pasi është e dëmshme për luftën tonë në Kosovë, ne nuk mund ti edukojmë secilin qytetarë se si të sillet sepse mendojnë se fyerja duhet të arsyetohet me dhunë, prandaj të dyja palët janë gabim sepse termet etiketimet e ndryshme aludimet me bashkëpunim me Serbinë janë totalisht të dëmshme”, tha ai në Kanal10.
Sipas Hoxhës fyerjet që janë duke u bërë ndaj personave është më e duhur të adresohen në Policinë e Kosovës dhe jo të zgjidhen me dhunë.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10