
Sulmuesi Julian Alvarez mund të largohet nga skuadra e Manchester Cityt në fund të këtij sezoni, ka njoftuar “The Sun” të hënën.
Mësohet se Alvarez ka kërkuar largimin nga City në formë huazimi pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon tek kampioni i Anglisë.
23-vjeçari ka njoftuar klubin se dëshiron të ketë minutazhë më të madhe dhe për këtë arsye ka kërkuar huazimin në ndonjë ekip ku do t’i mundësohet një gjë e tillë.
Alvarez ka 10 gola e 2 asistime në 30 paraqitje këtë sezon për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai në fillim të vitit të shkuar iu bashkua ekipit anglez nga River Plate.