
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer premtimin që ia ka dhënë gruas së tij gjatë kohës sa ka qenë në Hagë.
Mes lotësh, Haradinaj ka thënë se gruja e tij ka qenë e sëmurë me kancer përgjatë një periudhe dyvjeçare dhe amaneti i saj ka qenë që nëse vdes, të mos i shkojë në varrim i prangosur.
“Unë kam pas amanet të grus që nëse vdes se na e kem pritë gruja që vdes sepse e ka pas ni kancer shumë të rrezikshëm në një periudhë dyvjeçare. E kam pas amanet të grusë që nëse unë vdes, mos mem ardh në vorrim”, ka rrëfyer Haradinaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Haradinaj ka theksuar se bashkëshortja ka shpëtuar nga kjo sëmundje dhe se ajo ka qenë forca e tij gjatë asaj periudhe.
“S’du me më ardh në vorrim i prangosum se heroi im s’du me kanë i prangosun në vorrim. Edhe ia kam dhanë fjalën që s’shkoj. Për që e dhashë fjalën, mendoj që ajo pshtoj. Ajo është mbiforca e forces time në atë moment”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/