Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada Amerikane: Mos përdorni agjenci për aplikimin e vizave, aplikoni vetë dhe mbrojeni veten

Gazeta10
12 April 2025 - 11:47

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë për vizë amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka paralajmëruar qytetarët të mos mbështeten tek agjencitë apo ndërmjetësit për procesin e aplikimit.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen,” thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se mënyra e vetme zyrtare dhe e sigurt për të aplikuar është përmes vetë faqes zyrtare të ambasadës dhe se ky shërbim ofrohet falas.

“Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.