
Ambasada e Italisë ka bërë një reagim në llogarinë zyrtare në “X” pas mbajtjes së Konferencës “FSK dhe partnerët” duke thënë se përkushtimi ndaj Kosovës është më i fortë se kurrë.
Në këtë reagim tutje thuhet e Italia është shteti që ka më së shumti trupa në kuadër të KFOR-it, gjithsejtë 1 mijë e 65.
Ambasada italiane ka përmendur edhe ndihmën që i jepet fuqizimit të FSK-së në sektorë të ndryshëm.
“Përkushtimi ynë ndaj RKS është i fortë si kurrë më parë. Me 1065 trupa italiane, ne qëndrojmë me krenari si kontingjenti më i madh kombëtar i KFOR-it, me ekspertët tanë në terren, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke fuqizuar FSK-në në shumë sektorë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Italisë.