Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e ShBA-së feston pavarësinë e Kosovës, pjesëmarrës edhe krerët e shtetit

Gazeta10
14 February 2023 - 21:28

Sot në mbrëmje u festua Dita e Pavarësisë së Kosovës në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier përmes një cicërime në Twitter tha se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të ShBA’së në Evropë.

Hovenier uroi Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.

“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës. ”, tha Hovenier.

Pjesë e kësaj mbrëmje shihet të kenë qenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.