Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Zvicrës: Hopp Schwiiz! Hopp Kosovo!

Gazeta10
18 November 2025 - 23:47

Kosova ka barazuar me Zvicrën 1-1 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2026.

Për këtë ndeshje është deklaruar edhe Ambasada helvetike në Kosovë, e cila uroi dy skuadrat.

“Çfarë ndeshjeje! Shumë urime të dyja ekipeve për përpjekjen dhe sportivitetin e tyre – punë e vërtetë ekipore nga të dyja palët dhe çfarë atmosfere miqësore”.

“Jemi të lumtur që Zvicra është kualifikuar për Kupën e Botës 2026 dhe që Kosova ka kaluar në fazën eliminatore – po brohorasim me zë të lartë nga Prishtina”.

“Hopp Schwiiz! Hopp Kosovo!”, përfundoi shkrimi i Ambasadës në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.