Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada gjermane shpërndanë deklaratën e kancelarit Merz: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Gazeta10
24 Tetor 2025 - 11:26

Ambasada gjermane në Prishtinë ka shpërndarë sot mesazhin e kancelarit Friedrich Merz se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes sonë evropiane – e ardhmja e tyre është në BE.”, ka thënë kancelari gjerman Merz në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Londër.

“Kancelari Federal Merz theksoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e rajonit në BE dhe vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në: amigracion, siguri, ekonomi, krimin e organizuar dhe kërcënimet hibride”, ka shkruar Ambasada gjermane.

Në fund, Ambasada gjermane potencon se Procesi i Berlinit mbetet një platformë e fortë për bashkëpunim dhe përparim të përbashkët në të gjitha fushat.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.