
Ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe në Beograd, Nicholas Abott dhe Sian Macleod, e kanë mirëpritur dakordësimin verbal në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.
Përmes një reagimi të përbashkët të dy ambasadave britanike, ata përgëzuan Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për pajtimin e arritur.
“Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.